Lajme

11 April 2017

Drake dhe Rihanna ribashkohen

|
By
|
0 Comment
|

Rihanna dhe Drake bëhen bashkë… në një festë ditëlindjeje.

Është shkruar gjatë në media për lidhjen e tyre të dashurisë e cila theu shumë zemra kur u deklarua se gjithçka kishte marrë fund.

Duket se e vetmja gjë që i ka bërë bashkë ka qenë vendi pasi nuk janë shfaqur shumë të afërt. Që prej muajit gusht, ata nuk janë më bashkë dhe madje nuk mundën ti mbanin bashkë as tatuazhet dhe as fjalët e përzemërta që i kanë thënë njëri-tjetrit publikisht. “Rihanna dhe Drake tashmë janë duke dalë me persona të tjerë. Ende ndjejnë për njëri-tjetrin por tashmë kanë drejtime të ndryshme.”- është shprehur një burim.

Së fundmi është përfolur se Rihanna ka filluar të flas me ish-të dashurin e saj Chris Brown e gjërat duket se janë serioze. Nga ana tjetër Drake përjetoi një lidhje me këngëtaren Jennifer Lopez edhe pse zgjati shumë pak.

|

Leave a Reply