Lajme

29 June 2018

Drake pranon publikisht që është bërë baba: Po më thyhet shpirti, “Baba beqar” e urrej kur e dëgjoj këtë

Drake i dha fund spekulimeve dhe konfirmoi se djali që lindi ish-pornostarja Sophie Brussaux është i tiji. 31-vjeçari këndoi për fëmijën e tij(Adonis), i cili lindi në tetor të 2017-s, në këngën “Emotionless” që u publikua të enjten.
Duke folur për përvojën e tij si baba, ai thotë:

“Nuk po e fsheh djalin tim nga bota / po fshihja botën nga fëmija im. Lajmin e fundit në jetën time nuk e shkruaj në blogje/ Të vetmit që dua t’ua them janë ata që telefonoj”.
Reperi pranoi se çifti është takuar vetëm dy herë.

“Më duhet ta pranoj faktin që nuk mund të zhbëhet. Është në gur, e vulosur dhe e nënshkruar. Ajo nuk është e dashura ime si Billie Jean, por fëmija është i imi. Dreq e mori, ne u takuam vetëm dy herë”, vazhdon Drake.
Në këngë ai shpjegon vështirësitë e të qenit një baba beqar i një fëmije që jeton me të ëmën në një vend tjetër.
Jam këtu në vijën e frontit duke u siguruar që ta shoh atë ndonjëherë. Po më thyhet shpirti. “Baba beqar” e urrej kur e dëgjoj këtë. Gjithmonë kam premtuar një familje të bashkuar. Doja të ishte ndryshe, sepse e kam kaluar këtë”, thotë reperi.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com