Lajme

22 May 2017

Drake thyen rekord në Billboard Music Awards

Një ndër shfaqjet më të rëndësishme në Amerikë si ajo e “Billboard Music Awards” është mbajtur ditën e dielë në Las Vegas. Një mbrëmje e magjishme që ka mbledhur shumë artistë të famshëm.

“Mbreti” i mbrëmjes mund të cilësohet Drake i cili ka rrëmbyer në “Billboard Music Awards” plot 13 çmime, përkatësisht Top Artist, Top Male Artist, Top Billboard 200 Artist, Top Hot 100 Artist, Top Rap Artist, Top Song Sales Artist, Top Streaming Songs Artist dhe të tjerë. Me këtë fitore 30 vjeçari mundi edhe rekordin e Adele në vitin 2012 e cila rrëmbeu 12 çmime.

Reperi kanadez fjalimin e tij e përfundoi me fjalët “Një njeri i mençur më ka thënë njëherë se jeta është si një letër higjenike. Ose je letër e re ose je e përdorur.”

@billboard ?

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com