Lajme

07 October 2018

Drake tmerrohet nga Khabib, ja si tallet sportisti shqiptar me të

UFC 229 ishte një çmenduri e vërtetë dhe tashmë është bërë kryetemë e mediave në gjithë botën.

Khabib Nurmagomedov fitoi në raundin e katërt kundër Conor McGregorit në duelin e zhvilluar në Las Vegas, ndërsa vëmendjen më të madhe e morën incidentet pas duelit.
Situata u përkeqësua kur ylli nga Dagestani i sulmoi pjesëtarët e stafit të irlandezit në ‘Tetëkëndësh’, teksa McGregor u sulmua nga ekipi i Khabib.
Momentet e incidentit janë shpërndarë në masë të madhe në internet, ndërkohë nuk ka munguar edhe përqeshja ndaj Drake, i cili ishte i pranishëm për të ndjekur duelin.
Reperi ishte aty për ta mbështetur McGregorin, ndërsa këtë gjë e ka bërë gjatë javës duke qëndruar pranë tij gjatë gjithë kohës.
Mirëpo, kur Khabib doli nga ‘Tetëkëndëshi’ për t’u konfrontuar me ekipin e irlandezit, në fytyrën e yllit kanadez u panë shenja frike.

Natyrisht se nuk mund të fajësohet Drake, pasi e gjitha ishte vërtet një skenë e tmerrshme.

Edhe ylli shqiptar i UFC-së, Ilir Latifi, ka bërë shaka me reagimin e reperit duke e postuar një prej imazheve të tij në rrjetet sociale.
“(Fytyra e) Drake kur e pa Khabibin duke dalë nga ‘Tetëkëndëshi’”, është përshkrimi i imazhit që e ka publikuar Latifi.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com