Lajme

05 December 2018

Dua Lipa, artistja më e transmetuar këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar

Dua Lipa është artistja më e pëlqyer femër në Britani të Madhe deri më tani për këtë vit, sipas shifrave nga dy platformat e mëdha të muzikës Spotify dhe Apple Music.

Kënga e saj “One Kiss”, me Calvin Harris, është kënga e dytë më e transmetuar në të dyja platformat e muzikës, pas këngës “God’s plan” të reperit Drake.
Albumi i saj titulluar i “Lipa” është albumi i tretë më i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti globalisht, në Spotify, shkruan BBC.
Ylli shqiptar, e cila fitoi çmimin “Këngëtarja më e mirë femër” në BRIT Awards këtë vit, sapo është shpallur ylli i vitit nga revista më e madhe britanike “Vogue”.

Ajo pritet të nominohet për herë të parë për çmimet ‘Grammy’, pasi deri më tani janë zbuluar disa nga emrat që do të jenë pjesë e saj, teksa nominimet e plota do të publikohen në shkurt të vitit 2019.
Apple dhe Spotify janë dy shërbimet më të mëdha të transmetimit të muzikës, me më shumë se 139 milionë abonentë mes tyre.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com