Lajme

11 January 2019

Dua Lipa pjesë e muzeut të famshëm “Madame Tussauds”

Dua Lipa do t’iu bashkohet yjeve të tjera botërore me skulpturën e saj prej dylli.

Këngëtarja ka pasur një vit të jashtëzakonshëm duke sjell këngë të reja dhe mbajtur koncerte të ndryshme.
Fama e saj ka arritur në nivelin që një ndër muzetë më të famshëm të kryeqytetit britanik ta përfshijë në koleksionin e skulpturave të personazheve të njohur.
Në fakt, 22-vjeçarja do të përjetësohet përmes një figure prej dylli në muzeun “Madame Tussauds”, kjo pasi do të krijohet një skulpturë e saj prej dylli.

Kështu ka bërë të ditur vetë ajo përmes llogarisë personale në Instagram: “Mbani sytë hapur. Unë jam duke e marrë figurën time shumë të veçantë në Madame Tussauds këtë vit! Jam e ngazëllyer që të gjithë ju do të mund ta shikoni “sozinë” time në evente private”, ka shkruar ndër të tjerash Lipa.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com