Lajme

18 August 2018

Dua Lipa e sëmurë por dhuron një performancë fantastike në Belgjikë

Dua Lipa së fundmi ka organizuar koncertin e saj në Belgjikë ku ka dhuruar një paraqitje mbreslënëse. Megjithëse ishte me gjendje gripoze, Dua ka arritur që të mahnitë me performancën dhe zërin e saj publikun belg.

Ka qënë vetë Dua, e cila së fundmi ka ndarë një fotografi me fansat në rrjetin social Instagram, ku ka treguar ndër të tjerash se sa dashuri ka marrë nga fansat në këtë koncert. Megjithëse ishte me grip dhe mund të transmetonte virusin, fansat përsëri i kanë dhuruar asaj përqafime.

“Edhe pse u tregova se jam me grip dhe u kërkova leje që të zbrisja poshtë për një përqafim, ja çfarë bëjnë ata dhe janë absolutisht më të mirët. Jam shumë me fat për tërë këtë dashuri dhe kam fansat më të mirë në botë”, ka shkruar Dua në Instagram.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com