Lajme

11 February 2019

Dua Lipa fiton dy çmime “Grammy”! -“Unë jam provë e gjallë që ju mund të bëni çfarë që mendja juaj thotë që mund ta bëni”

Çmimet “Grammy” janë ato të cilat çdo artist i ri apo i vjetër ëndërron të ketë!

Kështu,mbrëmja që lamë pas ishte ajo më e rëndësishmja në karrierën e artistes me origjinë shqiptare Dua Lipa,e cila bëri një kthesë shumë shumë të madhe duke fituar plot dy çmime “Grammy”.

Në momentin që ajo u ngjit në skenë për të marrë njërin nga çmimet,për pak minuta mbajti një fjalim i cili i preku të gjthë por nga ana tjetër i motivoi të gjithë!

 “Oh Zot, nuk di nga t’ja filloj. Fillimisht dua të them se sa e nderuar jam që isha e nominuar mes këtyre artisteve të jashtëzakonshme, këtë vit ja kemi dalë të rritemi më shumë. Unë dua të falenderoj fansat e mi, kolegët, bashkëpuntorët dhe familjen time, e cila është këtu me mua sonte. Një gjë tjetër që dua vërtetë ta them është se nëse ende nuk e keni kuptuar sa të veçante jeni, nga historia dhe e kaluara unike që keni ose nga një emër që nderon rrënjët tuaja…duhet thjesht ta dini që pavarësisht se nga vini, në çfarë besoni apo çfarë sfondi keni, mos lejoni asgjë nga këto të hyjë në rrugën e ëndrrave tuaja sepse ju e meritoni..Unë jam provë e gjallë që ju mund të bëni çfarë që mendja juaj thotë që mund ta bëni, unë besoj tek ju! “

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com