Lajme

13 January 2018

Dua Lipa me “IDGAF” renditet e para në YouTube, bëhet kënga e rekomanduar e momentit

||
0 Comment
|

Këngëtarja Dua Lipa ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor.

“IDGAF” mban titullin kënga e saj më e re, e cila erdhi për fansat edhe me një klip shumë të veçantë, pjesë e cilit u bë edhe sozia e saj.

Për vetëm brenda një dite, kënga ka arritur të marrë afro tre milionë klikime në kanalin YouTube.

Si e tillë, Dua ka shënuar një shifër rekord, pasi për pak orë ka arritur të renditet e para në YouTube, duke u bërë edhe kënga e rekomanduar e momentit.

Lajmin për këtë sukses e bëri të ditur edhe vet Dua Lipa përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.
“Nuk mund të besoj! Sa shumë dashuri, zemra ime po eksplodon”, ka shkruar Dua.

|

Leave a Reply