Lajme

30 April 2018

Dua Lipa ndoqi për së afërmi fitoren e Lewis Hamiltonit në Azerbajxhan

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon të korr suksese me këngët që po publikon dhe koncertet që mban anembanë globit.
Artistja do të perfomojë para publikut të kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku dhe ky ishte rast fantastik për të të ndjekur për së afërmi garat e Formula 1.
22-vjeçarja ka ndjekur për së afërmi garën e Çmimin e Madh të Azerbajxhanit teksa ka qëndruar në ballkonin e VIP-ave që gjendet mbi garazhet e skuderive.

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, gara e katërt sezonale e Botërorit të Formula 1, një garë spektakolare dhe me shumë të papritura, sidomos në xhirot e fundit.

Përplasja mes dy makinave Red Bull kur kishin mbetur edhe 10 xhiro nga fundi i Çmimit të Madh të kësaj të diele, e katërta garë e këtij sezoni, bëri që Valteri Bottas të qëndronte në krye të pilotëve edhe pas kryerjes së “pit stopit” të detyrueshëm nën diktatin e makinës së sigurisë, duke i nisur 3 xhirot e fundit me pretendimet maksimale për ta fituar atë.
Por, një problem me çarjen e gomës së pasme të Bottasit, bëri që Lewis Hamilton të katapultohej në krye, Kimi Raikkonen që e ndiqte të dilte i dyti, ndërsa Sergio Perez të parakalonte Sebastian Vettelin duke e nxjerrë jashtë podiumit.

Falë këtij triumfi, Hamilton ngjitet në krye të renditjes së Botërorit të Formula 1 me 70 pikë, ndërsa Vettel zbret në vendin e dytë me 66 pikë, duke lënë pas Raikkonen, i treti me 48 pikë.

DENIM GANG IN AZERBAIJAN! 🏎💨

Un post condiviso da 🤤 (@julianrupert) in data:

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com