Lajme

01 November 2016

Dua Lipa nuk harron prejardhjen

||
0 Comment
|

Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (AMC) nga Prishtina, organizon mbrëmjen e saj të parë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Russian Tea Room, New York, më 2 nëntor 2016, duke filluar nga 17:30 – 19:30.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Valerie Rockefeller Wayne, nga Rockefeller Brothers Fund, si dhe Dua Lipa, këngëtare, filantrope dhe patrone e fondacionit “Sunny Hill”, do të bashkohen në ngjarjen bamirëse “Le të mbështesim nënat dhe fëmijët e Kosovës” për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve të reja midis komunitetit filantropik të Kosovës dhe atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të rritur ndërgjegjësimin ndaj përmirësimit të cilësisë së jetës së nënave dhe fëmijëve në Kosovë, por më e rëndësishmja, për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve që ndihmojnë në uljen e nivelit të vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Më tutje thuhet se kjo ngjarja bamirëse ka grumbulluar mbështetje të madhe si nga njerëzit e biznesit, skena politike, po ashtu edhe nga njerëzit e kulturës. Pjesë e organizimit të ngjarjes janë personalitete të mirënjohura nga Kosova si dhe Shtetet e Bashkuara, si: Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj, James C. Strickler, Michael Gold, Haki Abazi dhe Fadil Berisha.
Konsullata e Kosovës në Nju Jork si dhe Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbështetjen e tyre që në fillim të organizmit të ngjarjes, duke ndihmuar që të tregojnë për punën e AMC-së në komunitetin filantropik të Nju Jorkut dhe më gjerë.

dua

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com