Lajme

24 November 2017

Dua Lipa përkrah komunitetin LGBTI në performancën në Kanadë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shkëlqyer edhe një herë.

Bukuroshja ka performuar në Toronto të Kanadasë, para publikut të saj, ku kishte shumë shqiptarë.
Këngëtarja nga Prishtina u shfaq elegante me veshje të zezë e një bluzë të bardhë.
Turneu i titulluar sipas emrit të saj, “Dua Lipa”, ka hyrë në fazën kryesore me performanca anë e mbanë botës.
Gjatë koncertit përpos flamurit të Kanadasë, artistja ka zbuluar edhe flamurin e LGBTI në përkrahje të këtij komuniteti për të drejta të tyre.

Dua pritet të vazhdoje me performancat e saj teksa sukseset nuk ndalen.

|

Leave a Reply