Lajme

04 May 2018

Dua Lipa pesë milionë shikime për dy ditë me “One Kiss”

Dua Lipa ka vazhduar suksesin e saj të jashtëzakonshëm në skenën e muzikës botërore.

Bukuroshja shqiptare ka kohë që ka lansuar këngën e saj “One Kiss”. Në prodhim të Calvin Harris dhe në një videoklip tejet artistik, Dua Lipa vjen me shumë ngjyra.

Tashmë klipi ka arritur pesë milionë klikime në vetëm dy ditë të publikimit të klipit.
Se kënga është pritur mirë e vërteton fakti që është në vendin e 14-të të trendeve botërore në YouTube.

Me 12 mijë komente, shumica pozitive për bukuroshen prishtinase, ajo kështu ka shënuar suksesin e radhës.
Dua Lipa pritet të performojë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve që mbahet më 26 maj në Kyiv të Ukrainës.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com