Lajme

17 November 2018

Dua Lipa “rrëmben” çmimin e rëndësishëm në “BAMBI Awards”

Ditën e djeshme është zhvilluar në Gjermani, ceremonia më e madhe e ndarjes së çmimeve, “Bambi Awards”, ku morrën pjesë të ftuar nga biznesi tregtar, sportet, moda dhe politika. Pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe ishte edhe këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

 

Dua shkëlqeu me pamjen e saj duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Ajo kishte zgjedhur për këtë një fustan krem, i cili ekspozonte së tepërmi edhe linjat e saj trupore. Këngëtarja njëkohësisht dhuroi edhe një  performancë spektakolare në skenën e BAMBI Awards, duke interpretuar live disa nga hitet e saj më të fundit.

Dua gjithashtu “rrëmbeu” edhe  një çmim mjaft të rëndësishëm në këtë mbrëmje , atë për “muzikën më të mirë internacionale”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com