Lajme

17 October 2017

Dua Lipa vlerësohet me një tjetër çmim

Ndërkohë që është tepër e ngarkuar me koncertet e saj dhe me setet fotografike për revistat më të rëndësishme në botë, Dua është vlerësuar me një tjetër çmim të rëndësishëm nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “ASCAP”.

Krenaria shqiptare ka ndarë me të gjithë fansat këtë lajm përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, duke shkruar: “Faleminderit “ASCAP” për çmimin “Vanguard”. Çfarë ceremonie e mrekullueshme”.

Dua momentalisht po shijon suksesin e projektit më të fundit muzikor “New Rules”.


Pak orë më vonë ajo ka publikuar dhe një foto tjetër që siç tregon krah saj, është e shkrepur për revistën prestigjoze “Time”.

Shot for @time

Un post condiviso da DUA LIPA (@dualipa) in data:

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com