Lajme

12 September 2017

E akuzoi për Botox, ja si i përgjigjet fanses

Futbollisti britanik, 42-vjeçar, David Beckham ka qenë bashkë me djalin e tij të madh Brooklyn në Fashion show-n e bashkëshortes së tij Victoria në New York.
British Vogue postoi një foto të tij dhe djalit në të cilën ai shfaqej në formë shumë të mirë. Fytyra e tij duket shumë e pastër dhe pa rrudha e kjo ka bërë që disa persona të mendojnë për ndonjë ndërhyrje me botox.

Ishte pikërisht një fanse, ajo që komentoi në foton e tij, duke shkruar se Botox-i duket mirë tek David! Kaq ka mjaftuar që futbollisti të reagojë duke i kthyer përgjigje komentueses shumë ndryshe nga ç’pritej.

“Unë nuk jam aspak dakord me përdorimin e Botox, por po e marr këtë si një kompliment”- ka komentuar ai.

|

Leave a Reply