Lajme

05 April 2018

E akuzojnë për operacione plastike, kundërpërgjigja e Almeda Abazit për komentuesit

Ish miss Shqipëria, Almeda Abazi, vajza që e ka vazhduar karrierën e saj në Turqi, prej javësh ndodhet në Shqipëri për prezantimin e spektaklit të vallëzimit “Dancing with the stars”. Meqenëse është në qendër të vëmendjes së publikut, ky i fundit nuk mund të qëndrojë pa future pak hundët…

Gjëja më e thjeshtë për të cilën të merresh me një vajzë të bukur është ose bukuria, ose jeta private. Meqenëse Almeda është e martuar, komentuesit merren me bukrine… Mirëpo, Almeda nuk i ka lënë të flasin, u ka kthyer përgjigjen që u duhet…
“Nuk kam asgjë kundër ndërhyrjeve estetike, por nuk e kuptoj pse flisni për diçka që s’e kam bërë? Nuk keni lajme të tjera për të bërë? Pse vazhdoni të flisni për diçka që e kam sqaruar? Me kohën, do t’ju jap lajme që të flisni. Meqë ra fjala, ju i keni parë fotot e mia të 12-13 viteve më parë. Çfarë po bëni tani, për Zotin? S’doja të flisja për këtë temë dhe s’doja të harxhoja kohën, por më detyruat”- shkruan Almeda.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com