Lajme

24 September 2019

E dinit që larësi i dhëmbëve mund të përdoret si anti-djersë (dhe jo vetëm) ?

Shpesh nuk e dimë, se disa prej produketve që kemi në shtëpi, përveç përdorimit të parë ka edhe disa përdorime alternative. Larësi i dhëmbëve  për shembull, që e përdorim për higjenën e gojës, mund të përdoret edhe për shumë, shumë shërbime të tjera që mund t’i bëjmë trupit e jo vetëm, për të na e lehtësuar jetën disi.

1 – Për pastrimin e tualetëve

Pasi të kesh hedhur larës dhëmbësh brenda tualetit, mbyll kapakun dhe lëre ashtu për pak çaste, më pas shpëlajeni. Jo vetëm që largon një pjesë të mirë të mikrobëve por edhe heq aromat e këqija.

2 – Për pickimin nga insektët

Nëse ju ka pickuar një mushkonjë nga Divjaka ose Lushnja, hidhni pak larës dhëmbësh mbi pambuk dhe lyjeni vendin e pickuar në trupin tuaj.

3 – Si anti-djersë

Kjo është gjeja më e mirë që mund të bëj dikush që nuk përdor anti-djersë dhe duket si njeri mesjetar. Lyeni sqetullat me pak  larës dhëmbësh. Pastron dhe largon aromat e këqija. Tani që po e mendojmë, një njeri që nuk përdor anti-djersë nuk e di ça është larësi i dhëmbëve por gjithsesi.

4 – Për pastrimin e fytyrës

Larësi i dhëmbëve lufton problemet e ndryshme të lëkurës, falë aftësive antiseptike.

5 – Për pastrimin e celularit

Pastroni ekranin e celularit dhe jo vetëm me larës dhëmbesh. Provojeni, mos na thoni që nuk iu thamë 🙂 .

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com