Lajme

30 June 2018

E ftuara i nxjerr sekretin Afërditës, tregon për operacionin plastik të modeles

Pas një feste të çmendur beqarie dhe një “paradasme” po aq festive, më në fund çifti u gjendën mbrëmë para altarit për t’i thënë “Po!” njëri-tjetrit.
Dasma qe një cermoni madhështore me shumë të ftuar të shquar të cilët kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale momente nga më festivet deri te ato më pikantet.

Padyshim që miqtë më të afërt të familjes nuk mund të mungonin në kurorëzimin e Afërditës dhe Jakub në brigjet ekskluzive të Miami Beach.

Një prej mikeshave, duhet theksuar të afërta të nuses, i ka ekspozuar gjysmë-padashur operacionin plastik në gjoks.

“Vepra e artit e Dr.Hochstein”, ka shkruar zonja Hochstein, duke iu referuar punës së të shoqit që duhet të jetë kirurg. Afërdita është vënë pak në siklet në një çast, por më pas e ka marrë me sportivitet.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com