Lajme

31 July 2017

E vërteta shokuese rreth titullit të albumit të Jay Z

Para disa javësh u publikua albumi i shumëpritur i Jay Z, “4:44”. I pyetur për kuptimin e titullit reperi tregoi se një mëngjës, u zgjua në orën 4:44 dhe shkruajti disa nga tekset e këngëve për këtë projekt.
Por mesa duket kjo mund të ketë qenë një gënjeshtër e artistit që u zbulua nga një përdorues i Twitter. Ky i fundit ka postuar një foto të adresës së rrugës në të cilën ndodhet ndërtesa, në ashensorin e të cilës ndodhi zënka shumë e përfolur mes Jay Z dhe kunatës së tij, Solange. 444 West 13th është pikërisht adresa e kësaj ndërtese.
Pavarësisht se është e konfirmuar komentuesit në rrjete sociale janë ndarë në dy pjesë. Në grupin që besojnë tek ky fakt dhe në grupin që janë skeptik e që pretendojnë se kjo nuk është adresa e saktë.
Po juve çfarë mendoni?

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com