Lajme

28 March 2017

Ed Sheeran, një hero

“Comic Relief” ka konfirmuar se fëmijët me të cilët Ed Sheeran u takua e që po kalonin probleme të mëdha tashmë janë të sigurt.

Në një deklaratë të bërë natën e së premtes, organizata e njohur ka zbuluar se përpjekjet e muzikantit britanik kanë shpëtuar jetën e fëmijëve.

Ed është prekur shumë kur ka takuar disa fëmijë libanezë të abuzuar fizikisht dhe veçanërisht një vajzë e cila kishte humbur babain e saj nga sëmundja e Ebola-s. Ai e kishte tepër të vështirë të ndahej prej tyre, kur pa se një burrë po përpiqej të dhunonte një djalë, kështu që vendosi që t’i strehonte ata në një hotel derisa situata të zgjidhej. Këmbëngulja e artistit i shpëtoi jetët e tyre.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com