Lajme

05 December 2018

Ed Sheeran stonoi, reagimi i Beyonce në atë moment bën xhiron në rrjet

Me siguri i keni vërë re të gjitha performancat dhe paraqitjet e mahnitshme të këngëtares Beyonce në Festivalin e Qytetarëve Globalë në Afrikën e Jugut, por gjasat janë që t’ju ketë shpëtuar një incident i vogël.
Gjatë kohës që ajo po performonte me Ed Sheeran, një stonim i vogël i këtij të fundit nuk u prit mirë nga diva e muzikës, e cila nuk arriti dot ta fshihte nervozizmin në fytyrë.
Ed Sheeran po këndonte këngën “Perfect” dhe pasi nuk arriti si duhej një nga notat e larta, Beyonce i dha një shikim të prerë që e vunë re të gjithë fansat.
Video po bën xhiron e rrjeteve sociale ndaj mos e humbisni!

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com