Lajme

29 November 2016

Edhe Pitbull paska vjedhur këngë?!

Kompania që publikon këngët e Pitbull është hedhur në gjyq përshkak të ngjashmërive mes këngës “Timber” dhe një kënge funk të 1983.
William Underwood ka plotësuar padinë kundër kësaj kompanie që prodhon këngët e Pitbull, duke pretenduar se në hitin e vitit 2013 të Pitbull dhe Kesha, “Timber” , pjesa me kitare është kopjuar nga “Weak at the Knees” kënga e Steve Arrington’s Hall of Fame.
Kjo nuk është hera e parë që për këngën ‘Timber’ ka pasur akuza të tilla. Në 2014 po ashtu është ngritur një padi nga Lee Oskar Levitin, Keri Oskar dhe Greg Errico që kërkonin të drejtat për pjesën me harmonikë në këtë këngë. Kërkuan 3milion$ për dëmshpërblim.

|

Leave a Reply