Lajme

14 September 2017

Elhaida Dani rikthehet në tregun muzikor, së shpejti sjell “Më Fal”

Një nga zërat më spikatur të muzikës shqiptare, Elhaida Dani, e cila ka qenë shumë pak aktive në muzikë gjatë dy viteve të fundit, tashmë do të sjellë këngën e saj të re, të titulluar “Më mbaj”.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë artistja e cila ka postuar në adresën e saj në Instagram një foto krah së cilë ka dhënë dhe lajmin e mirë për fansat e saj.

Kjo këngë vjen pas një pauze nga këngëtarja, ku për herë të fundit ajo u prezantua me “I’m Alive”, me të cilën Elhaida prezantoi Shqipërinë në “Eurovision 2015”.

Ajo ka fituar edhe edicionin e “The Voice of Italy”, çmim që e mori pasi u pëlqye nga mbi 70% e publikut italian.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com