Lajme

12 January 2018

Elhaida Dani shfaqet provokuese në imazhin e fundit

Kohët e fundit këngëtaren Elhaida Dani e kemi parë mjaft ndryshe dhe më të kuruar se kurrë në pamjen e saj.

Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi një foto ku tregoi se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke u kthyer në një bionde. Megjithatë Elhaida nuk është ndalur me kaq.

Ajo ka publikuar një foto tjetër në rrjetet sociale në të cilën e shohim mjaft provokuese duke treguar gjoksin e saj.

Ndoshta ky imazh i saj është shëputur nga ndonjë projekt muzikor që Elhaida është duke realizuar.

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on

|

Leave a Reply