Lajme

19 August 2018

Eliza Dushku martohet në një ceremoni private me biznesmenin amerikan

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private martesore.

Bukuroshja shqiptare e njohur për rolet e saj filmike më në fund ka konfirmuar se është martuar.
Ajo i ka dhënë fund beqarisë me 54 vjeçarin, Peter Palandijan, një biznesmen i shquar amerikan.
Ceremonia pa ndonjë befasi është mbajtur në Boston, aty ku edhe ka qëndruar në pjesën më të madhe të jetës e karrierës Eliza.

Ai që zbuloi detaje nga kjo martesë ishte Fadil Berisha, pasi ai ka postuar një video ku shihet aktorja me famë botërore me fustan nusërie përkrah bashkëshortit të saj.
Fotografi i njohur ka uruar Elizën dhe si duket ai ka realizuar edhe fotografitë e martesës së Elizës.

Ajo që lë përshtypje është se kjo ceremoni kaloi pa shumë të ftuar e zhurmë mediatike.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com