Lajme

13 March 2018

Elon Musk: Inspirohem nga Kanye West

Elon Musk konsiderohet si një prej figurave më me ndikim, por është Kanye West që e inspiron atë.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigjesh nga festivali South by South West (SXSW) në Teksas, investitori dhe biznesmeni i njohur u pyet : Të gjithë këtu inspirohen nga ty, po ti nga kush inspirohesh?

“Sigurisht, Kanye West. Dhe, Fred Astaire. Duhet t’i shihni lëvizjet e mia vallëzuese”, u përgjigj Musk.
Kjo nuk është hera e parë që lideri i Teslas ka lëvduar Kanyen. Në vitin 2015, ai ka shkruar për Yeezyn në Time 100.

“Ky djalosh nuk beson në modestinë e pavërtetë, dhe nuk duhet ta bëjë asnjëherë atë. Besimi i Kanyes në veten e tij është i një fuqie të pabesueshme. Ai luftoi për vendin e tij në panteonin kulturor me një qëllim”, kishte shkruar Musk në Time 100.

Admirimi është i dyanshëm, pasi që në vitin 2015, West sqaroi se ai admiron qasjen e hapur të Muskut.
“E dua Steve Jobsin, ai është njeriu im i preferuar, por ekziston një gjë që më zhgënjen”.

“Kur Steve vdiq ai nuk i dorëzoi idetë e tij. Kjo është pak sa egoiste. E dini si është Elon Musk, ai do të thoshte që idetë të dalin nga Apple që dikush tjetër të punojë me to dhe ta çojnë njerëzimin përpara”, u shpreh Kanye.

Gjatë fundjavës West solli edhe modelin e ri të flokëve të tij ngjyrë pink, ku ai po punon në projektin e tij të ri muzikor.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com