Lajme

11 February 2017

Elvana heq dorë nga biznesi i saj

|
By
|
0 Comment
|

Sipas dokumentave të depozituata në QKR, mësohet se Elvana Gjata pak ditë më parë ka shitur biznesin “Altar”. Dhe nuk ka shitur pjesë të aksioneve, por 100% të aksioneve. Siç dihet, dyqani i saj shiste dhe jepte me qira fustane nusesh dhe fustane mbrëmjesh, të dizenjuara nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti. Vëmendja që mori ky lloj biznesi, i cili tashmë është shumë i përhapur në Tiranë, dhe preferohet kryesisht nga personazhet VIP, ishte sidomos për faktin se pronare e këtij aktiviteti ishte Elvana Gjata.
Emri i Elvanës i garantonte sukses të plotë këtij brandi të ri në Tiranë. Siç shihet edhe nga ekstraktet e QKRsë, Elvana ka shitur të gjitha aksionet e saj më 24 janar 2017 dhe ky ndryshim është pasqyruar në dokumenta më 8.2.2017. Elvana ishte bërë pronare me letra e këtij biznesi, në gusht të vitit të kaluar, pasi kuotat zotëroheshin nga nëna e saj. Ndërkohë, shtija e kuotave te një vajzë që nuk është familjare e saj, ngre shumë pikëpyetje.

Meqenëse Elvana nuk ka dashur asnjëherë të prononcohet për mediat, ne përpiqemi të sigurojmë informacione nga të tjerë. Disa nga shpjegimet që na japin në këtë rast, është se Elvanës i duhet të heqë dorë nga çdo lloj biznesi tjetër, nëse do t’i përkushtohet një karriere ndërkombëtare. Por kjo nuk vlen si arsyetim, pasi aktualisht Elvana ka aksione edhe në dy biznese të tjera, njëri nga të cilët është “Proper Pizza”, ku ka 35% të aksioneve, ndërkohë që Flor Mumajesi ka 51% të aksioneve.Një tjetër version që japin të afërm të saj, është se Elvana ka gjetur një partner shumë të pasur dhe mbase biznesi i fustaneve mund të jetë diçka tepër modeste në krahasim me ambiciet dhe mundësitë më të mëdha që mund të ketë në këto momente.

Gjithsesi, të gjitha këto mbeten hipoteza për aq kohë sa vetë këngëtarja nuk jep shpjegime se cila ka qenë arsyeja që e ka bërë të heqë dorë nga një biznes, të cilin e reklamoi fuqishëm vetëm pak javë më parë.panorama

|

Leave a Reply