Lajme

17 May 2018

Emily Ratajkowski shokon: E dua gjoksin tim, po aq sa edhe ate të femrave të tjera”

Emrata është emri i saj në rrjetin social Instagram dhe me siguri po të bëni një vizitë në profilin e saj ne Instagram do të shihni që ajo nuk i preferon shumë rrobat.
Nuk duhet të befasohemi që Emily Ratajkowski është e bindur, seksuale dhe krenare për figurën e saj të mrekullueshme.

Modelja, si shumë modele të tjera dhe personazhe të njohura është e famshme për natyrën e saj feministe dhe gjithmonë është në radhë të parë për të mbrojtur femrat. Një nga arsyet pse i mbron me kaq fanatizëm është edhe për faktin se në të kaluarën ajo është ndjerë e diskriminuar

Dhe tani, në coverin e ri për Marie Claire, Emily tregon edhe një herë më shumë se çfarë feminizmi do të thotë për të, për atë video të paharrueshme muzikore, për “vajzat” e saj të famshme dhe për mënyrën se si ajo e përdor famën e saj për të gjetur një “majtë radikale”.

Në gjoksin e saj : “Gjoksi eshte qesharak, ai na lëndon ndonjëherë, dhe nganjëherë ato jane gjeja që më bën të ndjehen më e fuqishme, ai është një çelësi i seksualitetit tim.Unë kujtoj se kishte një artikull si “Emily Ratajkowski është Mozart i gjinjve”, por pjesa më e keqe ishte që dikush e dërgoi atë te babai im, i cili ma dërgoi mua, babai im ende më sheh si një fëmijë i vogël, e dua gjoksin tim, i dua gjokset e femrave të tjera.

Ajo u bë e famshme falë paraqitjes në videon muzikore të shumëpërfolur të Robin Thicke, “Blurred Lines” në 2013. Që nga ajo kohë, Emily Ratajkowski ka vazhduar të çmend fansat e saj duke postuar foto provokuese në rrjetet sociale.

“Jam lodhur nga ajo se si mund të paragjykohem nga meshkujt nëse veshi një fustan të shkurtër apo nëse postoj një foto seksi në Instagram. dua ta bëj atë që dua. Askush nuk mund të më mësoj se si duhet të vishem. Feminizmi nuk ka të bëj me përshtatjen, ka të bëj me lirinë dhe zgjedhjen. Për mua, seksualiteti i femrës dhe pamja seksi, mund të jetë armë e fuqishme e femrës nëse ajo dëshiron të ndjehet e tillë “

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com