Lajme

17 January 2018

Emina Cunmulaj: Më pëlqen të jem nënë më shumë se çdo gjë tjetër në botë…

Modelja e njohur Emina Cunmulaj jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Ella-Faria.

Ajo pret që së shpejti të bëhet nënë për herë të dytë, ndërsa këtë gjë e përshkruan si ndjenjën më të bukur në botë.
Së fundmi, Cunmulaj ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet krah më të shtrenjtës së saj, ndërsa përshkruan me fjalët më magjike ndjenjën e të bërit nënë.

“Eja mami ulu. Kështu që u ula afër saj, ia mora dorën dhe kjo më shkriu zemrën. Mendoj shumë se ku jam me jetën sot. Më pëlqen të jem nënë më shumë se çdo gjë tjetër në botë, i gëzoj dhe i numëroj bekimet e mia për çdo ditë dhe e falënderoj zotin që më ka dhënë dhuratën më të bukur, mundësinë për të sjellë jetë në këtë botë”, shkruan Emina.
Ajo e ka vazhduar rrëfimin e saj duke quajtur veten më me fat që ka pranë një engjëll si vajza e saj.

“Nuk jam një nënë perfekte dhe nuk kam një fjalor e formulë, por po mësoj çdo ditë e edhe në kohërat më të vështira, e di se sa me fat jam të kem këtë vogëlushe që më thërret mami. Të dua shume Ella Faria, faleminderit që më zgjodhe të jem nëna jote”, ka përfunduar Cunmulaj.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com