Lajme

03 November 2018

Eminem blen biletat e gjithë kinemasë në Detroit për fansat, që ata të shohin filmin e tij “Bodied”

Eminem njohet për produksionet e tij të suksesshme muzikore që gjithmonë kthehen në hite. Por duket se muzika nuk është talenti i vetëm i tij, pasi ai gjithashtu ka treguar edhe aftësitë e tij në produksionet filmike.

Ai së fundmi është pjesë e filmit “Bodied”, i cili flet për betejat e Hip-Hopit. Gjithashtu ai ka për protagonistë Calum Worthyn si Adamin dhe një student të ri i cili shkruan një temë diplome për betejat e repit duke përfunduar me zbulim të pasionit të tij të ri për këtë gjë.


Por Eminemi ka habitur me veprimin e tij pasi ka rezervuar të gjitha biletat e një kinemaje në Detroit për t’ua mundësuar adhuruesve në vendlindjen e tij që të shikojnë filmin falas këtë fundjavë.

+
v

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com