Lajme

06 September 2018

Eminem i përgjigjet kritikës me këngën e re “Fall”

Kanë kaluar vetëm disa ditë që nga momenti kur Eminem lansoi albumin e tij befasues “Kamikaze”. Pa asnjë paralajmërim ky album erdhi si një befasi për fansat dhe ky konsiderohet si një rikthim i madh për të.

Albumi, i cili është realizuar në bashkëpunim me legjendarin Dr. Dre, përbëhet nga 13 këngë, një nga të cilët ka qenë pjesë e filmit “Venom” të Tom Hardyt. Por Eminem ka goditur kritikët e tij me videoklipin “Fall”. Videokipi hapet me Royce Da 5’9”, i cili e drejton veturën teksa ai merr në telefon njoftime nga kritikët e tij për albumin “Revival”.

Ai e hedh telefonin në tokë para se të filloj këngën. “Të gjithë po më thonin çka mendonin për mua muajt e fundit, ndoshta është koha që un t’u them çka mendoj për ta”, thotë Eminem në një moment në këngën e tij.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com