Lajme

26 January 2018

Eminem: Nuk më interson nëse revolta ime ndaj Trump më sjell humbjen e fansave

Eminem në një intervistë së fundmi për prestigozen ‘Billboard’ ka rrëfyer shumë gjëra mbi karrierën e tij.
Slim Shady njihet si një nga kritikuesit më të mëdhenj të Donald Trump, e kjo ka ndikuar që ai të humbasë shumë adhurues.

Por siç ka treguar, nuk është penduar që ka fyer Trumpin, madje ka thënë se edhe nëse do t’i kushtonte humbjen e gjysmës së bazës së fansave nuk do ta kishte problem.
“Në fund të ditës, edhe nëse do të humbisja gjysmën e bazës së fansave atëherë le të jetë kështu, sepse une ndjej se kam ngritur një gjë për të cilën kam pasur të drejtë dhe jam në anën e drejtë të saj”.

“Nuk e shoh dikë që mund të jetë i klasës së mesme duke lodhur veten çdo ditë, duke paguar faturë pas fature dhe që mendon se miliarderi mund ta ndihmojë”, u shpreh Eminem për Billboard.
Eminem foli edhe për evolucionin e tij si artist, duke thënë se ai ka mësuar shumë nga rëniet dhe ngritjet, nga lançimet e albumeve dhe problemet me drogën.

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com