Lajme

12 November 2017

Eminem prezanton këngën e tij më të re në MTV EMA

Eminemi do të jetë njëri nga performuesit në skenën e ‘MTV Europe Music Awards 2017’, ku do ta interpretojë premierë këngën e tij të re, “Walk on Water”.

Kjo do të jetë hera e katërt që reperi i famshëm do të paraqitet në skenën e ‘MTV EMA’, ndërsa për herë të fundit ështeë shfaqur në vitin 2013 në Amsterdam, kur u vlerësua me çmimin MTV Global Icon.

Asokohe e fitoi edhe çmimin e interpretuesit më të mirë hip-hop, kurse deri më tani i ka fituar 15 çmime në MTV EMA në karrierë. Këtë vit, 45-vjeçari është i nominuar në dy kategori, për interpretuesin më të mirë hip-hop dhe për performancën më të mirë të drejtpërdrejtë.

“Me 35 nominime dhe 15 çmime të fituara, Eminemi është gjithmonë i mirëpritur në EMA dhe jemi të gëzuar t’ju njoftojmë për performancën e tij në natën më të madhe të muzikës”, ka deklaruar producenti ekzekutiv i MTV EMA, Bruce Gillmer.

“U2”, David Guetta, “The Killers”, Shawn Mendes, Demi Lovato, Liam Payne, Camila Cabello, Kesha, Stormzy, Travis Scott, French Montana, Clean Bandit, Zara Larsson, Anne-Marie e Julia Michaels janë disa prej yjeve që do të performojnë në skenën e MTV EMA këtë vit.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com