Lajme

13 July 2018

Era Istrefi gjatë konferencës për shtyp në Rusi: Momenti më i bukur…golat e shqiptarëve ndaj Serbisë

Era Istrefi ka folur në një konferencë për shtyp para finales së botërorit Rusia 2018, krah Nicky Jam dhe Will Smith.

Këngëtarja jonë së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam do të performojnë në stadiumin Luzhniki të Moskës në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit botëror.
Ajo ka thënë se ndihet e privilegjuar se është pjesë e një kënge që ka bashkuar popuj të shumtë anembanë globit.

Kur u pyet prej gazetarëve se cili ishte momenti më i bukur i botërorit, këngëtarja pa hezitim tha golat e dy shqiptarëve, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me Zvicrën kundër Serbisë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com