Lajme

13 January 2017

Era Istrefi triumfoi prap në…

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi i ka bërë sërish krenarë shqiptarët pasi fitoi çmimin e parë në European Border Breakers Awards, çmime muzikore këto që jepen për artistët nga Evropa që kanë arritur t’i thyejnë kufijtë me krijimtarinë e tyre muzikore.

Ajo përfaqësoi Shqipërinë dhe nuk ishte e vetmja shqiptare në këtë garë, pasi bashkë me të ishte edhe Dua Lipa, por ajo ishte përfaqësuese e Britanisë së Madhe.

Në kohën kur fitoi, për Erën ishte edhe një biografi ku tregohet për rrugëtimin e saj në muzikë, që nga kënga e parë e deri tek hiti ‘BonBon’ që ia solli këtë çmim.

Për fat të keq, këngëtarja nga Kosova nuk ka mundur ta marrë vet çmimin pasi ditë më parë u lëndua në këmbë.

Ceremonia e ndarjes se çmimeve u bë më 11 janar të vitit 2017 në Groningen, që ishte pjesë e festivalit Noorderslag Festival.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com