Lajme

19 November 2018

Eraldo Rexha koncert kushtuar mikes së tij: Dashuria për Adelën na mblodhi së bashku

Adelajda Xhamani u nda nga jeta rreth një vit më parë dhe në kujtim të saj, në mbrëmjen e së hënës u mbajt në “ArTurbina” koncerti humanitar “Në vend të Adelës”. Një koncert që si synim parësor kishte jo vetëm të kujtonte Adelën, por përmes emrit të saj, t’i sigurohej shkollimi një vajze tjetër, që si Adela ka ëndrra për një jetë të re. Salla e madhe e “ArTurbinës” ishte mbushur plot dhe ishte pikërisht miku i ngushtë i Adelës, Eraldo Rexho,i cili mblodhi në një vend emrat më të shquar të ekranit dhe skenës, ku këngëtarët pjesëmarrës performuan disa prej produksioneve të tyre të suksesshme muzikore.

Në një intervistë për “Dasara Show”, në TvT, gazetari i njohur Eraldo, shprehet se dashuria për Adelën i mblodhi të gjithë bashkë për të krijuar koncertin në kujtim të saj. “Nuk është e lehtë të flasësh pas emocioneve të forta që jetuam sot me ndihmën e miqve artistë”, shprehet gazetari duke treguar më tej se ideja e koncertit ishte e tij sepse Adela ka pasur një dashuri për këngët shqiptare dhe sipas tij dhe ajo ashtu do donte që ta festonte ditëlindjen e saj. Në përfundim Eraldo shprehet se gjithçka shkoi më mirë nga sa ishte planifikuar dhe për këtë ndihet i kënaqur.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com