Lajme

27 September 2018

Eraldo Rexha: Mediat online gjenerojnë lajmet nga rrjetet sociale

Në një intervistë për emisionin “Dasara Show” në TvT, gazetari i njohur Eraldo Rexha ka folur për disa nga problemet serioze të medias sonë duke u ndalur tek fakti se pjesa më e madhe e lajmeve që qarkullon në mediat online vjen si një “ushqim i gatshëm” nga vetë vipat përmes rrejeteve të tyre sociale por sidomos nga Instagrami.

I pyetur për këtë fakt, Eraldo shprehet se jemi në krizë sepse mediat online çdo ditë dhe më shumë i gjenerojnë lajmet nga rrjetet sociale. Madje dhe vetë ai e pranon se ka një luftë të përditshme për t’ju larguar këtij fenomeni por përsëri nuk iu shpëton dot duke qënë se ato janë një burim i mirë informacioni sepse vetë vipat kanë krijuar mediumin e tyre. Më tej ai thotë se ka raste kur vetë vipat shprehen se nuk iu nevojiten gazetarët sepse kanë në rrjetet sociale më shumë ndjekës sesa mund të ndjekin emisionet që transmetohen.

I pyetur nga Dasara nëse kjo krizë është vetëm në vendin tonë apo shtrihet dhe më tej vetë Eraldo thotë se : “Jo, nuk mendoj se është vetëm shqiptare. Unë i ndjek shumë tabloidet në Itali, Angli, Amerikë dhe ka rubrika që iu dedikohen lajmeve që bëhen nga Instagrami. Kjo sepse dhe shumë vipa të huaj nuk e japin ezkluzivitetin e lajmeve revistave apo mediave”.

Por sipas tij edhe pse bëhet fjalë për një problem global ky problem do vijë dhe do zbehet sepse njerëzit do e kuptojnë që kurimin dhe trajtimin që gazetari ia bën lajmit nuk e bëjnë dot vipat.

I ngacmuar më tej nga gazetarja mbi faktin pse vipat e huaj janë më frymëzues sesa ata shqiptarë, Eraldo pa asnjë hezitim shprehet se ky është vetë faji i medias duke mos përjashtuar këtu as veten sepse mediat sot po i japin më shumë rëndësi zhveshjes së një artisti sesa krijimit të ri që ata sjellin në treg.

Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme:

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com