Lajme

11 February 2018

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro pavarësisht vështirësive, shpallen fitues të Sanremo-s

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro fituan edicionin e 68-të të Festivalit Sanremo duke siguruar njëherësh biletën për të qenë pjesëmarrës në Lisbonë për ta përfaqësuar Italinë në Eurovision.

Kënga “Non mi avete fatto niente” u shpall kënga më e mirë duke lënë prapa Lo Stato Sociale (me këngën “Una vita in vacanza” dhe Annalisa (me këngën”Il mondo prima di te”) që zunë pozitat dy dhe tre respektivisht.
“Është një emocion i papërshkrueshëm”, ishin fjalët e Metës, i cili këtë triumf ia dedikoi studios së tij incizuese, Mescal. “Ata besuan tek unë, kur askush tjetër nuk besonte”, ka thënë ai më tej.
“Erdhëm me një këngë dhe të dy fituam nga një mik. Faleminderit shumë të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës. Edhe gjestet e juaja të vogla ishin të rëndësishme dhe të vlefshme. Nuk do t’i harroj kurrë”, ka shkruar 36-vjeçari në Twitter.
Meta dhe Moro e fituan edhe çmimin ‘TIMmusic’, duke qenë se kënga “Non mi avete fatto niente” ishte më e dëgjuara në aplikacionin muzikor të këtij operatori.
Kujtojmë se kënga “Non mi avete fatto niente” nxiti kundërthënie në edicionin e sivjetmë të Sanremos, pasi që u akuzua për plagjiaturë. Fillimisht, dy këngëtarët u pezulluan nga kategoria kryesore për shkak të ngjashmërive të këngës së tyre me “Silenzio”, të realizuar ën vitin 2016.
Mirëpo, në një njoftim, shtëpia televizive RAI sqaroi se i ka shqyrtuar akuzat dhe është marrë vendimi se kënga ishte në përputhshmëri me rregulloren.
Si fitues të Festivalit Sanremo, këngëtari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij janë automatikisht përfaqësues të Italisë në ‘Eurovision 2018’Në fillim.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com