Lajme

25 October 2019

Ermira Babaliu: Nuk më pëlqejnë fare klipet në Dubai 

||
0 Comment
|

Një nga zërat më të ëmbël të muzikës së lehtë shqiptare ishte e ftuara e Dasarës në emisionin e radhës.

Këngëtarja Ermira Babaliu komentoi tendencat e muzikës moderne dhe klipet e realizuara shpesh jashtë vendit.

Sipas saj, klipet e realizuara në vende luksoze në shumë raste janë teprime dhe pa to kënga vetë nuk ka ndonjë vlerë.

Teprime me videoklipe të bëra në Dubai, p.sh. Për mua është tejkaluar. Është bërë e modës që me patjetër një këngë duhet të jepet jashtë Shqipërisë, në vende luksoze. Vendet luksoze japin efektin e luksit dhe kënga mbetet pothuajse asgjë”, tha Babaliu.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com