Lajme

26 March 2019

Ervin Bejleri për filmin ”2 Gisht Mjalt” është bërë për të fituar lekë!

Aktori i njohur i humorit Ervin Bejleri I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” pak ditë më parë, u shpreh se populli ka nevojë për filma si ai “Dy Gisht Mjaltë”, që pritet të dalë nesër në kinema.

“Është një film komercial, është një film për të bërë lekë. Vlera artistike?! Nuk e kam parë ende. Stafi ishte shumë korrekt, si ai teknik, si ai produksional. Është një film komercial, për të bërë lekë, por që për mua këta filma duhet të prodhohen pse jo? Ka nevojë populli, ka nevojë publiku. Italianët ka vite që bëjnë këto lloj filmash”.

Por duket se këto fjalë nuk kanë ndikuar aspak për keq tek krijuesi i filmit Ermal Mamaqi i cili është shprehur “Ervini është një djalë shumë i mirë, shumë i talentuar dhe shok i vjetër që nga Portokallia. Nuk e besoj ta ketë thënë me të keq. Fjala ‘komercial’ në shumë raste duket si diçka e keqe, ka krijuar një lloj imazhi të keq të gjërave që shiten. Kur gjërat shiten u humbet vlera se njerëzit thonë ‘hë se kjo shitet, është komerciale’. Por kjo s’do të thotë se gjërat komerciale nuk kanë vlera”.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com