Lajme

16 February 2018

Evi Reçi takon Ermal Metën dhe merr një dhuratë të veçantë prej tij

Jehona e suksesit të Ermal Metës, pas fitores së tij në festivalin më të madh të muzikës italiane, në “Sanremo” vazhdon. Këngëtarja Evi Reçi, e cila është e njohur si gazetare në Itali, teksa punon në prestigjiozen “La Repubblica”, dhe në “Radio Fiesole”, ka pasur rastin të takohet me këngëtarin Meta, me të cilin mesa duket njihen prej vitesh.

Në disa imazhe të publikuara në InstaStory, Evi ka bërë të ditur se ka ndjekur nga afër një interpretim të Ermalit në Firence, ndërsa ky i fundit i ka dhënë dhuratë asaj, albumin e tij me dedikim.

E lumturuar për respektin, këngëtarja shqiptare vendosi që të ndajë me fansat këtë mirënjohje, sipër së cilës ka shkruar “Faleminderit”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com