Lajme

31 October 2018

Familja e Cristiano Ronaldos më të frikshëm se kurrë

Teksa të gjithë po bëjnë përgatitjet e fundit për festën e Halloween duket se familja e futbollistit Cristiano Ronaldo i ka zgjedhur kostumet e duhura.
Familja e madhe e futbollistit ngjan sikur sapo ka dalë nga xhirimet e një filmi horror dhe nëse vërtet do të guxonin të dilnin ashtu në rrugë zemra do t’u ndalonte kushedi sa njerëzve.
Në foton e postuar në Instagram nga Ronaldo ata duken të ulur përtokë në mes të dhomës dhe maskat që mbajnë në fytyrë janë njëra më e frikshme se tjetra. Po të mos ishte nga përmasat trupore vështirë që do t’i dallonim njëri nga tjetri pasi edhe vogëlushët e shtëpisë janë pajisur me maska.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com