Lajme

01 April 2017

Familja e George Michael falenderon fansat për dashurinë dhe mbështetjen e tyre

|
By
|
0 Comment
|

Familja e George Michael ka falenderuar fansat e këngëtarit për dashurinë dhe mbështetjen e tyre, pasi yllit te muzikes iu dha lamtumira e fundit ditën e mërkurë.

Këngëtari i ‘Careless Whisper ” humbi jeten tragjikisht Ditën e Krishtlindjes, nga shkaqe natyrore në moshën 53-vjeçare. Familja e tij ka lëshuar tashmë një deklaratë që konfirmon se funerali i tij është kryer. Përmes kësaj deklarate, familja ka falenderuar fansat e tij për fjalët dhe mbështetjen e treguar tre muajt e fundit.

Familja e George Michael shprehet: “Do të doja të falënderoja fansat e tij në të gjithë botën për mesazhet dashamirëse si edhe mbështetjen që kanë treguar. Ne kërkojmë që dëshira e familjes për jetën private të respektohet në mënyrë që pjesëtarët e saj, të vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre private, larg nga çdo ndërhyrje e mediave”.

|

Leave a Reply