Lajme

07 March 2016

Familjarët e Lady Gaga-s zbulojnë një të vërtetë rreth saj gjatë ceremonisë Oscar

||
0 Comment
|

Lady Gaga ka treguar 2 vite më parë që në moshën 19 vjecare ka qenë pre e një abuzimi seksual, por disa pjesëtarë të familjes së saj nuk ishin në dijeni të këtij fakti. Ata e mësuan këtë fakt gjatë performancës së Gaga-s në Oscar. “Til it happens to you” ishte kënga që këngëtarja performoi e shoqëruar nga 15 viktima të tjera të abuzimit seksual. Ditët pas performancës Lady Gaga publikoi një foto në instagram në të cilën ishte gjyshja dhe tezja e saj dhe shkruante se ato të dyja mëngjesin pas Oscar e kishin telefonuar pasi ajo nuk u kishte treguar asnjëherë për abuzimin që kish kaluar. ‘Kisha shumë turp. Isha e frikësuar. Mu desh shumë kohë që ta pranoja, sepse unë jam Katolike dhe e dija që është mëkat por mendoja se ishte faji im. Kam menduar se ishte faji im për 10 vjet.’-është shprehur këngëtarja në rrjetet sociale. Fituesja e Grammy-t ka shtuar që është shumë e lumtur që pasi ajo ka treguar këtë pjesë të dhimshme të jetës së saj, gratë më të rëndësishme të jetës së saj janë ndjerë krenare. Lady Gaga në fund nuk ka harruar të përmend dhe të fejuarin e saj Taylor Kinney dhe ka thënë se ai ka gjetur të mbijetuarën në të.

.lady-gaga-oscars-2016-performance-billboard-650-1 lady gaga performanca

 

lady gaga1  2016 Vanity Fair Oscar Party Hosted By Graydon Carter - Arrivals

lady Gagaa

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com