Lajme

01 April 2018

Faqja e njohur në Instagram publikon foton që Luana Vjollca nuk do të donte ta shihnit

Moderatorja Luana Vjollca është një ndër femrat më të komentuara të ekranit.
Ajo njihet për format bombastike trupore, të cilat nuk ngurron t’i ekspozojë në rrjete sociale dhe sidomos në Instagram.
Të shumtë janë rastet kur Luana është kthyer në objekt bisede nëse ka kryer ose jo operacione plastike.
Po të bësh një krahasim të fotove të vjetra me Luanën e sotme shumë pikëpytje ngrihen rreth formës së buzëve, gjoksit, belit dhe të pasmeve duke bërë kështu që fansat shpesh ta kritikojnë se ka kryer një seri ndërhyrjesh kirurgjikale estetike, por edhe për faktin se i ofendon duke i gënjyer haptazi.
Në faqen “Vipat e Bllokut” është postuar një fotografi e Luanës para dhe pas ndryshimeve të mëdha.

Është thjesht rritje në peshë apo diçka tjetër? Gjykimi ju ngelet juve…

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com