Lajme

15 July 2018

Faton Shoshi, ish i dashuri i Era Istrefit prononcohet për paraqitjen spektakolare të saj në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit

Faton Shoshi, ish-i dashuri i këngëtares shqiptare që perfomoi sot në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, Era Istrefi, ka folur për herë të parë pas performancës së saj në Rusi.

Ai është shprehur krenar me paraqitjen e këngëtares 24-vjeçare në finalen e Botërorit.
Në një prononcim për Insajderin, Shoshi ka thënë se ndihet i lumtur që një ish-pjesëtare e menaxhmentit të tij ka arritur të performojë në një ngjarje kaq të madhe si Kupa e Botës.

“Ndihem i lumtur që Era ka qenë pjesë e ekipit tim. Performancë e mirë dhe jam krenar që një kosovare ka arritur kaq shumë”, ka thënë Shoshi i cili ka qenë edhe menaxher i Erës.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com