Lajme

18 July 2019

Faydee i zhgënjyer nga bashkëpunimi me Luanën, i bën dalje me lezet

Ky është rasti i dytë kur një këngëtar i huaj bashkëpunon me një shqiptare e më pas zhgënjehet. Përpara se të shkojmë tek Luana dhe Faydee, të flasim pak për rastin e Elvanës.

Kur Elvana i la targën Flor Mumajesit e po tentonte të kapte tregun amerikan, publikoi këngën e saj te pare ne anglisht dhe me një produksion të huaj, “Forever Is Over”. Kënga në fillim u prezantua si një bashkëpunim me deejay-n dhe producentin me famë ndërkombëtare, por kur ky i fundit pa se lëvizja e tij e radhës në karrierë nuk ishte e duhura, video e këngës në “YouTube” u editua, duke mos u quajtur si një bashkëpunim me David Guettën por si një “single” i Elvana Gjatës, edhe sot ashtu vazhdon të jetë.

Rasti i fundit është ai i Luana Vjollcës me këngëtarin Australian, Faydee, të cilët pak ditë më parë sollën këngën “Habibi”.

Mesa duket edhe Faydee është zhgënjyer pasi ende pa mbushur 1 javë, publikon këngën e tij më të re, kjo për të larguar vëmendjen nga bashkëpunimi me Luanën e për t’a marrë atë nga vetja.

Në mënyrë kofidenciale, MCN Radio mëson se inbox-i i Faydee është bombarduar nga kritika të shumta nga miq, kolegë e fansa për bashkëpunim me Luanën duke e quajtur si një dështim në karrierën e tij. E dimë që mund të duket jo profesionale por sms të tilla nuk mund t’i publikonim pasi nuk duam të cënojmë privatësinë e askuj dhe të krijojmë armiqësi mes VIP-ave, dhe mbi të gjitha nuk duam të demoralizojmë Luanën.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com