Lajme

21 September 2017

Fernanda Castillo humbet të afërmit e saj në tërmetin e Meksikës

Aktorja e njohur latine, Fernanda Castillo ka marrë lajmin e hidhur se në mesin e viktimave të tërmetit të madh që ndodhi në Meksikë ishin edhe dy nga familjarët e saj.

Fillimisht, Castillo ka kërkuar ndihmë për gjetjen e kushërirës dhe të bashkëshortit të saj, të cilët raportoheshin si të humbur. Por më pas autoritetet meksikane komunikuan lajmin se personat në fjalë janë gjetur të vdekur.

Aktorja njihet për rolin e saj protagonist në serialin kushtuar bosit të drogës që po korr sukses në mbarë Amerikën Latine ‘El senor de los sielos’ (Zoti i qiellit). Por vite më parë ajo ka luajtur edhe rolin e ‘Lusisës’, në serialin e njohur meksikan “Teresa”.

|

Leave a Reply