Lajme

27 January 2018

Filmi “A Walk To Remember” feston 16 vjetorin e krijimit të tij

Dy aktorët e famshëm Mandy Moore dhe Shane West kanë rikujtuar prapaskenat e filmit “A Walk To Remember” në 16 vjetorin e krijimit të tij. Drama romantike është bazuar në novelën e vitit 1999 të Nicholas Sparks që pati 47.5 milionë dollarë fitime në ‘Box Office’.

Mandy dhe Shane kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram nga një foto për të kujtuar përvjetorin e dashurisë së dy karaktereve, Jamie dhe Landon. Në një intervistë për revistën “EW”, Mandy ka treguar se ky film pati sukses vetëm falë talentit të Shane West. Personazhi i tij si një djalë i prapë që gjen dashurinë dhe fillon ta shohë jetën nga një tjetër këndvështrim përfaqëson të gjithë esencën e filmit.

Aktorja e famshme ka shtuar se pas “A Walk To Remember” gjithmonë ka shpresuar se do t’i ofroheshin role me një ndjeshmëri dhe rëndësi të tillë.

Jamie + Landon, 16 years ago, A Walk to Remember ❤️. #TBT

Un post condiviso da Mandy Moore (@mandymooremm) in data:

….❤️ forever. #TBT

Un post condiviso da Shane West (@theshanewest) in data:

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com